U zhduk kur ishte vetëm 16 vjeçe, familja kërkon Rajmonda Kotorrin edhe pas 25 vitesh! E motra: Ta dimë a është gjallë, a ka vdekur!
Rajmonda Kotorri, me origjinë nga Gramshi, rezulton e zhdukur prej 25 vitesh në Itali. Familja e saj nuk ka reshtur së kërkuari për të dhe tashmë motra e saj, Laureta Kotorri, bën një apel publik për të mësuar të vërtetën mbi fatin e saj. Rajmonda ishte vetëm 16 vjeçe kur familja e pa për herë të fundit, në vitin 1999, ndërsa ndiqte shkollën pranë Gramshit. Sipas rrëfimit të motrës së saj për median italiane Fanpage.it, pas zhdukjes familja mësoi për një lidhje të mundshme të saj me një burrë shqiptar, rreth 15 vjet më të madh në moshë, i cili ishte larguar drejt Italisë. Kontakti i fundit telefonik me familjen daton në qershor të vitit 2001. Gjatë bisedës, Rajmonda kishte treguar se jetonte në Itali...
Burimi:
javanews.al