Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U vunë në pranga për ndërtimin e një impianti gazi në hapësirë publike, lirohen drejtori dhe inxhinieri i kompanisë
Janë lënë të lirë me vendim të prokurores Esmeralda Basho, drejtori teknik i kompanisë “Delvina Gas”, Luan Metaj, dhe inxhinieri Elton Malkaj, të cilët u arrestuan një ditë më parë nga policia nën akuzën e ndërtimit të një impianti gazi pa leje në pronë publike. Sipas njoftimit zyrtar që policia e Vlorës bëri dje thuhet se, ‘gjatë kontrollit të ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me IKMT dhe Inspektoratin e Mjedisit, u konstatua ndërtimi i një impianti gazi në territor publik, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi të miratuar nga autoritetet përkatëse. Në përfundim të...