
U vranë 106 shqiptarë/ 26 vite nga masakra në Pastasel të Rahovecit
👁6574
Sot shënohet 26-vjetori i Masakrës në Pastasel të Rahovecit në Kosovë, atje ku u vranë dhe masakruan 106 shqiptarë nga ky fshat dhe fshatrat përreth. Pasditen e datës 31 mars, të vitit 1999, forcat ushtarake, paraushtarake dhe policore serbe rrethuan këtë fshat prej rreth 100 shtëpish në komunën e Rahovecit, i cili në javët e mëparshme e kishte dyfishuar popullsinë e tij pasi shumë njerëz të zhvendosur nga fshatra të tjerë nga lufta kishin ardhur për t’u strehuar atje. Pasi hodhën granata për një orë me radhë, forcat serbe mblodhën banorët vendas në fushë dhe i ndanë burrat nga gratë....
Burimi:
Sot.com.al