U veshën si policë dhe vodhën para e 4 celularë në Elbasan, shpallen në kërkim tre persona

U veshën si policë dhe vodhën para e 4 celularë në Elbasan, shpallen në kërkim tre persona

Tre persona janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohen për një vjedhje me armë të kryer në orët e para të mëngjesit të 12 tetorit, në një banesë në lagjen “5 Maji”. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, personat e dyshuar janë shtetasit M. M., 46 vjeç, banues në Lezhë, S. A., 27 vjeç, banues në Elbasan, dhe N. A., 21 vjeçe, banuese në Greqi. Nga hetimet paraprake dyshohet se tre personat, nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur një shumë parash dhe disa telefona celularë në banesën e shtetasve të dëmtuar. Në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, efektivët e specialistëve për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë kryer veprime hetimore...