U turpërua me 4 gola nga Como, trajneri i Manchester-it: E gjithë jeta ime sillet rreth kësaj

U turpërua me 4 gola nga Como, trajneri i Manchester-it: E gjithë jeta ime sillet rreth kësaj

Manchester United-i ka zhgënjyer tifozët mbrëmjen e djeshme me humbjen e thellë 4-1 ndaj Como-s në Champions League. Trajneri i “djajve të kuq” ka deklaruar pas ndeshjes se ndihet i zemëruar. Carrick-ut nuk i ka pëlqyer aspak loja e skuadrës së tij, që vazhdon të mos dalë dot nga kriza në të cilën është futur. “Nuk bëhet fjalë për mua. Bëhet fjalë për të përpunuar lojën dhe se si shkoi ajo. Sinqerisht, jam i zemëruar. E gjithë jeta ime sillet rreth kësaj. Nuk më pëlqeu ajo që pashë sonte. Nuk e kam menduar ende pozicionin tim”, është shprehur Michael Carrick-u./Sport Ekspres/