U trembën nga shifra 50 mln euro, te Barcelona bëhen pishman që nuk transferuan yllin 22-vjeçar
27 Tetor 2026 19:28 Telesport Barcelona ishte një nga klubet më të interesuara për transferimin e Nicolo Tresoldi gjatë verës së kaluar, por katalanasit u zmbrapsën për shkak të vendosmërisë së Club Brugge për të lejuar largimin e sulmuesit të ri vetëm për shifrën 50 milionë euro. Në vend të tij, Barcelona zgjodhi të transferonte Gabriel Jesus për 10 milionë euro. Duke shënuar tre tregolësha në katër javët e fundit, Tresoldi është bërë tashmë një nga lojtarët më të përfolur në futbollin evropian. 22-vjeçari ka shënuar gjithsej 16 gola që nga fillimi i sezonit: 12 për klubin e tij, Club Brugge, dhe katër të tjerë për kombëtaren gjermane U-21. Ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Tresoldi do të jetë një...
Burimi:
telesport.al