U transferua nga burgu i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, një grup policësh u paraqitën sot dhe…
erion veliaj FIER-Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës në IEVP Fier. Lidhur me këtë, reagoi vetë kryebashkiaku, i cili e cilëson transferimin si 'rrëmbim policor'. Në një deklaratë publike, Veliaj pretendon se transferimi është kryer pa u njohur me aktin dhe arsyet ligjore, pavarësisht kërkesës së tij dhe të avokatit. Kryebashkiaku shprehet se nuk e ka dhënë pëlqimin e tij për transferimin dhe i kërkon publikisht Avokatit të Popullit që të ndërhyjë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe shkaqet. Deklarata e plotë e Veliajt: Sot, një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur në IEVP Durrës për të më...
Burimi:
zeri.ai