U transferua në Turqi, Laçi premton: Bëj maksimumin për Rizespor

U transferua në Turqi, Laçi premton: Bëj maksimumin për Rizespor

Qazim Laçi u largua së fundmi nga Sparta e Pragës për t’u transferuar tek Rizespor. Pas kalimit te skuadra turke, Laçi i ka dërguar mesazh tifozëve, teksa premtoi maksimumin. “Tifozët do të shohin një lojtar që nuk dorëzohet kurrë në fushë dhe lufton vazhdimisht për veten dhe ekipin e tij. Klubi ynë ka objektiva dhe unë dua të kontribuoj sa më shumë që të mundem për këto objektiva. Ndër pritjet tona është një vend në garat evropiane këtë vit. Ky objektiv është motivim shtesë për mua. Do të bëj më të mirën për ekipin”,- tha ai.