“U transferua në Fier pa arsye”, KSHH: Veliaj 2 ditë pa komunikim me familjen, mungonte dokumenti mjekësor…

“U transferua në Fier pa arsye”, KSHH: Veliaj 2 ditë pa komunikim me familjen, mungonte dokumenti mjekësor…

Erion Veliaj TIRANË-Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dalë me një deklaratë publike lidhur me transferimin e kryebashkiakut Erion Veliajt nga Durrësi në burgun e Fierit.  KSHH njofton se më datën 30 tetor ka zhvilluar një monitorim në burgun e Fierit, ku përfaqësues të Komitetit takuan Veliaj, dhe drejtuesit dhe personelin përgjegjës të IEVP Fier.  Komiteti Shqiptar i Helsinkit rendit disa gjetje dhe problematika gjatë monitorimit, lidhur me respektimin e garancive ligjore gjatë transferimit, transparencën e vendimmarrjes administrative, mundësinë e ushtrimit të së drejtës së ankimit, komunikimin me familjarët, vazhdimësinë e kujdesit shëndetësor dhe kushtet e trajtimit në paraburgim.  Një nga gjetjet më shqetësuese të monitorimit lidhet me mungesën e komunikimit të urdhrit të transferimit dhe të arsyeve konkrete që e kanë diktuar këtë vendim. KSHH...