Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U skualifikua nga gara për në Gjykatën Antikorrupsion, Kushtetuesja i jep të drejtë komisionit për Gerd Hoxhën
👁7012
Gjykata Kushtetuese ka shpallur si të ligjshëm vendimin e komisionit të posaçëm që skualifikoi gjyqtarin Gerd Hoxha nga gara për një post në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Hoxha, aktualisht zëvendëskryetar i Gjykatës së Tiranës, u përjashtua nga gara pas një vendimi të marrë nga komisioni në korrik të vitit të kaluar, me arsyetimin e një fotografie të tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në një event të ambasadës britanike. Hoxha ka kundërshtuar përbërjen dhe kompetencat e komisionit të posaçëm, i cili përbëhet nga dy prokurorë të SPAK, një gjyqtar antikorrupsion dhe dy hetues. Ai e ka cilësuar këtë vendim...