Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë
👁4635
Prej 3 ditësh i denoncuar i humbur, gjendet i pajetë 71 vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Ka qenë bashkëshortja që ka kallëzuar në polici humbjen e kontakteve me të, ndërsa sipas informacioneve mësohet se 71-vjeçari është gjetur i pajetë në tokat e fshatit, pasi ka dalë për të mbledhur kërmij. Dyshohet se kohët e fundit për shkak të vdekjes të djalit të tij, 71-vjeçari ishte rënduar psikologjikisht duke përdorur edhe alkool. Trupi do dërgohet në morg për ekspertizën mjekoligjore.