U shoqërua nga 50 Policë, Emanueli tregon çfarë ndodhi në Komisariat: Turp nëse dorëzohemi

U shoqërua nga 50 Policë, Emanueli tregon çfarë ndodhi në Komisariat: Turp nëse dorëzohemi

Studenti Emanuel Daçi u shoqërua më 20 tetor nga afro 50 forca të efektivëve të Policisë së Shtetit, teksa ishte ulur në një lokal, mbrëmjen e trazirave të forta që ndodhi në Tiranë. I riu nga Durrësit është rikthyer në protestë, duke shprehur keqardhje për rënien e pjesëmarrjes. ”Ky numri i pakët që jemi sot është sikur ne po dorëzohemi. Ne nuk duhet të dorëzohemi, sepse na kanë rrahur, është derdhur shumë gjak, tjetri humbi syrin. Është shumë turp nëse dorëzohemi”, shprehet Daçi. Duke folur për qëndrimin në komisariat, ku u shoqërua pas protestës, i riu tregon se nuk është keqtrajtuar fizikisht, por pretendon se ka ndier një mesazh për të mos marrë më pjesë në tubime. ”Në komisariat nuk u sollën keq me mua,...