Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U shkarkua se i bënte gjyqet shpejt, KPA largon përfundimisht nga drejtësia gjyqtarin e njohur
Largohet nga sistemi i drejtësisë një tjetër magjistrat. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot (4 korrik) përjashtimin për 15 vite nga drejtësia nëpërmjet lënies në fuqi të verdiktit të shkallës së parë të KPK tre vite më parë, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, Andri Ymeri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit që Ymeri kishte bërë në vitin 2023, pak muaj pasi KPK e kishte shkarkuar. Gjyqtari Andri Ymeri u shkarkua prej...