U rrit pa të atin, la pas nënën me kancer/ Historia e dhimbshme e gazetarit që humbi jetën sot
Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën mëngjesin e së mërkurës gazetarit 26-vjeçar Xhesjon Zogu. I riu po udhëtonte nga fshati Shkretë i Krujës drejt Tiranës, kur u përfshi në një përplasje të fortë në Urën e Gjolës, në aksin Vorë–Fushë Krujë. Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Benz”, që lëvizte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës, dyshohet se ka kryer një parakalim të gabuar dhe është përplasur me automjetin tip “Land Rover” që drejtohej nga Zogu dhe po lëvizte në kahun e kundërt. Përplasja ka qenë e fuqishme dhe të dyja automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme. Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje dhe 26-vjeçari u transportua drejt spitalit, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë...
Burimi:
ntv.al