U rrëzua nga shtylla duke punuar, transportohet me urgjencë në spital 58-vjeçari në Kuçovë

U rrëzua nga shtylla duke punuar, transportohet me urgjencë në spital 58-vjeçari në Kuçovë

Një elektricist në Kuçovë është rrëzuar nga shtylla e tensionit ku punonte dhe është transportuar në spital. Sipas asaj që raporton policia, ngjarja ka ndodhur në nënstacionin elektrik në Kuçovë, me 58-vjeçarin me inicialet V. K. që është rrëzuar dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Top Channel

Burimi: Top-Channel.tv