Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U rrah brutalisht nga pronari i lokalit me shtesën pa leje, biznesmeni Kasaj: Sulm i organizuar, erdhën poshtë zyrës sime dhe më goditën me mjete të forta
Biznesmeni Laert Kasaj ka reaguar publikisht pasi u rrah brutalisht në Tiranë disa ditë më parë. Ai shprehet se persona me mjete të forta i kanë shkuar poshtë zyrës dhe e kanë dhunuar. Biznesmeni thekson se nuk ka bërë asnjë denoncim, ashtu siç pretendojnë autorët. Sipas dëshmitarëve, në momentin e sulmit një nga agresorët i është drejtuar Laert Kasajt me fjalët: “Pse më ke denoncuar?”. Motivi i sherrit dyshohet se është prishja e tendave pa leje pavarësisht se dhe restoranti “Tokyo” është prekur nga aksioni i IKMT në kryeqytet. Uniformat blu bëjnë me dije se, autorët e dyshuar të dhunës...