U raportua sikur e sulmoi ariu, 62-vjeçari dyshohet se është vrarë me armë zjarri (Emri)

U raportua sikur e sulmoi ariu, 62-vjeçari dyshohet se është vrarë me armë zjarri (Emri)

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër kthesë, duke ngritur dyshime të forta për një vrasje të mundshme. Fillimisht u raportua se 62-vjeçari ishte sulmuar nga një ari, teksa kishte dalë në pyll për të kullotur bagëtitë. Megjithatë, ekzaminimet e kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë kanë hedhur dyshime të forta mbi këtë version. Sipas të dhënave paraprake, në trupin e viktimës është konstatuar një plagë në kraharor, e dyshuar si pasojë e një arme zjarri. Ky zbulim ka bërë që hetuesit të mos përjashtojnë më pistën e vrasjes, duke e zhvendosur hetimin nga një sulm i mundshëm i kafshës së egër drejt një ngjarjeje kriminale. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të...