Burimi:
Syri.net

U raportua i gjetur trupi i 27 vjeçarit të ngrirë në Has, familjarët përgënjeshtrojnë lajmin
👁8942
Trupi i pajetë i 27 vjeçari nga Hasi Ajet Lleshi nuk është gjendur akoma. Sipas burimeve për SYRI-n nga familjarë të 27-vjeçarit, konfirmohet se trupi i të riut që kishte dalë për të prerë dru zjarri mëngjesin e të dielës, nuk eshtë gjendur akoma. I ati Riza Lleshi që doli ta kërkonte, mbeti gjithashtu në mal, por u gjet pak para trupit të të birit, në gjendje të rëndë nga ekipet e kërkim shpëtimit. Ajeti kishte dalë në mal që prej mëngjesit të të dielës, por pasdite humbi çdo kontakt me familjen, tek të cilët kishte kërkuar ndihmë përmes telefonit...