Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
👁2842
Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas një atentati të ndodhur gjatë një takimi elektoral në një park të Bogotës, kryeqyteti i vendit. Ai u qëllua tri herë, dy herë në kokë, dhe ndodhet në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Santa Fe, pas ndërhyrjeve të menjëhershme kirurgjikale. Ngjarja ndodhi të shtunën pasdite, në prani të dhjetëra përkrahësve të tij. Autoritetet njoftuan se një i mitur 15-vjeçar u kap në vendngjarje, pasi u plagos nga policia gjatë ndjekjes. Maria Claudia Tarazona, bashkëshortja e senatorit, kërkoi nga qytetarët një lutje...