No Image Available

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në Itali: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli

28-vjeçari nga Elbasani, Erjon Vishkulli, që u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga spitali në Itali, pas ndërhyrjes kirurgjikale që i shpëtoi syrin. “Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur”, shkruan i riu, duke përcjellë mesazhin e tij pas operacionit. Lajmi për përfundimin me sukses të ndërhyrjes kirurgjikale ka sjellë lehtësim, ndërkohë rikuperimi i plotë i shikimit mbetet një proces që do të vlerësohet nga mjekët në vijim. 28-vjeçari u plagos në syrin e majtë, pasi u godit nga një objekt që dyshohet se ishte plumb gome, gjatë përplasjes me policinë. Pas ngjarjes, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës. Për shkak të dëmtimit të...