U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila ka bërë të mundur shpëtimin e syrit të tij. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës, ndërhyrja u krye me sukses nga profesori Stanislao Rizzon. Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se qeveria shqiptare ka miratuar mbështetje financiare për Erjonin, për ta ndihmuar në rrugëtimin e tij të mëtejshëm drejt rikuperimit. Ministria shpreh mirënjohjen për profesorin Rizzon, duke vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe ndjeshmërinë njerëzore me të cilat ai kreu ndërhyrjen kirurgjikale. “Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata”, thuhet në mesazhin e publikuar. Suksesi i operacionit përbën një lajm...
Burimi:
ntv.al