U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj Drejtorit të AMP

U pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës heq masën ndaj Drejtorit të AMP

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra ndaj drejtorit të Agjensisë së Mbikëqyrjes Policore, Florjan Sulejmani. Me kërkesë të prokurorit Valentin Preçi, gjyqtarja Armela Hasantari vendosi të heqë masën e pezullimit, të caktuar nga Gjykata e Beratit për Sulejmanin, me dyshimin se ka transferuar 2 oficerë të policisë gjyqësore në kundërshti me ligjin. Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi. Tashmë hetimet ndaj kreut të AMP do të vijojne për akuzën e shpërdorimit të detyrës, po pa asnjë masë sigurie.
Burimi: Opinion.al