U përplas në tokë nga policia, flet e motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe në kafkë
Motra e të riut, Muhamet Skana që u përplas përtokë nga një efektiv policie dhe më pas u godit me shkop gome gjatë protestës studentore ka treguar si eshte gjendja e tij shendetesore. Ajo bën të ditur se familja, përfshirë nënën, babanë dhe motrat, po qëndron pranë të riut në këto momente të vështira, ndërsa shpreh shpresën për shërimin e tij. “Nga ana mjekësore është diagnostifkuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të”, shkruan ajo në mesazhin e publikuar ng gazetari Blendi Fevziu. Krahas shqetësimit për gjendjen shëndetësore të të riut, motra e tij paralajmëron se familja do të ndjekë rrugën ligjore për të...
Burimi:
gijotina.com