U përfshinë në një sherr, procedohen qytetari dhe policët bashkiakë në Himarë

U përfshinë në një sherr, procedohen qytetari dhe policët bashkiakë në Himarë

Specialistët e Departamentit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Shtetit kanë nisur procedimin penal për tre shtetas, pas një ngjarjeje të ndodhur në Himarë, dy prej të cilëve punonjës të policisë bashkiake. Sipas të dhënave paraprake, qytetari J.A. dhe për punonjësit e Policisë Bashkiake M. B., 49 vjeç dhe V. L., 49 vjeç janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin që ka degraduar deri në dhunë fizike. Pasi ngjarja ka eskaluar, specialistët e hetimit kanë proceduar me referimin e çështjes në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku ka nisur hetimi i mëtejshëm për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes...
Burimi: Javanews.al