Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U përdor për herë të parë në luftën e Kosovës, çfarë duhet të dini për bombarduesin B2 që sulmoi Iranin
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se bombarduesit B-2 të Forcave Ajrore Amerikane u përdorën në sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit. B-2 Spirit është bombarduesi më modern i Forcave Ajrore të SHBA-ve. B-2 është i pajisur me katër motorë, mund të armatoset me armë bërthamore ose konvencionale, manovrohet nga një ekuipazh prej dy personash, ka një kapacitet ngarkese prej 18000 kilogramësh dhe një rreze veprimi të pakufizuar përmes furnizimit me karburant në ajër. Ky bombardues fluturoi për herë të parë në vitin 1989 dhe u përdor për herë të parë në luftime dhjetë vite më vonë gjatë Operacionit Allied...