Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U mundën me mbi 300 mijë vota diferencë, ‘risia’ e PD-së me mendësinë e Berishës 80-vjeçar: Zgjedhjet na i vodhën
👁13765
Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, në një intervistë televizive, e cilësoi procesin zgjedhor të 11 majit si një “krim elektoral të paralajmëruar”, duke akuzuar qeverinë dhe Partinë Socialiste për përfshirje të hapur në manipulimin e rezultatit përmes mjeteve abuzive dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë. Sipas Xhaferrit, krimi zgjedhor u realizua në mënyrë të hapur dhe jo të fshehtë, me përfshirjen e administratës publike, blerje votash me para publike, legalizime selektive, shpërndarje licencash për kanabis dhe angazhim të bandave kriminale për të garantuar rezultate të caktuara në zona të veçanta. “Më 11 maj ndodhi një krim i paralajmëruar...