U mor i pandehur për abuzimin me tenderin 2.3 mln euro, Apeli i GJKKO rrëzon Jonaid Myzyrin

U mor i pandehur për abuzimin me tenderin 2.3 mln euro, Apeli i GJKKO rrëzon Jonaid Myzyrin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot në fuqi masën e sigurisë për kreun e pezulluar të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila ka rrëzuar kërkesën e Myzyrit për heqjen e masës “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për t’u paraqitur”. Kësisoj, Myzyri mbetet i pezulluar nga funksioni dhe i detyruar të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve ligjzbatuese. Myzyri është nën hetim për shkelje të dyshuara në procedurat e prokurimeve publike, çështje e cila po ndiqet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).