U mor i pandehur nga SPAK, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohon prerazi të gjitha akuzat

U mor i pandehur nga SPAK, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt: Mohon prerazi të gjitha akuzat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar një reagim të avokatëve ndërkombëtarë në rrjetet sociale pasi Prokuroria e Posaçme e mori të pandehur. Aty thuhet se Veliaj “i mohon në mënyrë të prerë të gjitha akuzat për shkelje të ligjit”. Avokatët e tij ndërkombëtarë njëkohësisht janë të bindur se ndalimi i kryebashkiakut të Tiranës “është i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional”. “Kemi shqetësime serioze se kërkesat e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) nuk janë respektuar në rastin e tij. Fatkeqësisht, prej gati 3 muajsh, z. Veliaj është penguar të ketë akses te avokatët e tij...