Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U mbyt në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit
Polumbarët e Njësisë Speciale RENEA kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të 68-vjeçarit. 68-vjeçari peshkatar humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e lumit Mat. Sipas policisë, Ded Qoku 68-vjeç ka qenë duke peshkuar dhe në një moment kur është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit nuk ka dalë më. Menjëherë janë lajmëruar autoritetet në lidhje me rastin nga personi tjetër që ndodhej me të dhe pas disa orësh kërkime është nxjerrë trupi i pajetë.