Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
U mbyt në liqen pasi shpëtoi dy turistët, gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali
Pas thuajse 48 orësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali. Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Kapiteni i kthyer në hero, u fut për të shpëtuar dy turistë në liqen dhe u mbyt vetë. Turistët izraelitë ishin futur për të notuar, por për shkak të rrymave të liqenit, kanë pasur probleme dhe kanë rrezikuar të mbyten. Sapo i ka vënë re, Anamali është hedhur në ujë për t’i ndihmuar. Ai ka arritur t’i afrojë dy izraelitët deri tek varka...