U mbyt në liqen, gjendet pas 48 orësh trupi i kapitenit Arben Anamali

U mbyt në liqen, gjendet pas 48 orësh trupi i kapitenit Arben Anamali

Është gjetur në ujërat e liqenit të Shkodrës trupi i pa jetë i Kapitenit Arben Anamali, i cili u mbyt dy ditë më parë. Trupi u gjet gjatë ditës së tretë të operacionit të kërkimit, që nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm. Kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, Arben Alamani 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur.
Burimi: Kohajone.com