U mbyll për një vit, por zgjati veç 3 muaj! TikTok rikthehet në heshtje në Shqipëri

U mbyll për një vit, por zgjati veç 3 muaj! TikTok rikthehet në heshtje në Shqipëri

Platforma TikTok është rikthyer zyrtarisht në Shqipëri, pas më shumë se tre muajsh nga vendimi i qeverisë për ta ndaluar për një periudhë njëvjeçare. Qytetarët shqiptarë kanë raportuar sot se kanë akses të plotë në aplikacion, pa asnjë kufizim, siç ishte përpara datës 13 mars 2025 kur ndalimi hyri në fuqi. Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok u mor nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025, me qëllimin e deklaruar për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtje të dëmshme që nxisin dhunë dhe bullizëm. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, e përshkroi atëherë masën si një ndërhyrje...
Burimi: Javanews.al