Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U lirua nga gjykata, deputetë dhe mbështetës të PD-së presin para derës së Burgut të Fierit daljen e Ervin Salianjit
Demokratët dhe mbështetësit e ish-deputetit Ervin Salianji janë mbledhur sot pas vendimit të Gjykatës së Fierit për ta liruar me kusht pas 9 muajve burg, para Burgut të Fierit. Mes tyre edhe deputeti i qarkut Fier, Luan Baçi, krerë të strukturave të PD-së dhe qytetarë. Pas kryerjes së procedurave të rastit, ish-deputeti pritet të dalë nga dera e madhe e burgut për të dalë i lirë.