U la nën masën “detyrim paraqitje”, biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

U la nën masën “detyrim paraqitje”, biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Sula është një nga biznesmenët e përfshirë në hetimet për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku dyshohet se ka përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës në mënyrë të paligjshme. Sipas SPAK, hetimet kanë grumbulluar prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se biznesmenët ndaj të cilëve janë caktuar masa sigurie, përfshirë Sulën, kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. SPAK thotë se ka grumbulluar prova të...
Burimi: Gijotina.com