U kthye në simbolin e protestave, ndërron jetë 87-vjeçarja Maricarmen Abascal

U kthye në simbolin e protestave, ndërron jetë 87-vjeçarja Maricarmen Abascal

Bota E Mërkurë, 7 Tetor 2026 21:38 Maricarmen Abascal, 87 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin Gregorio Marañón në Madrid, vetëm pak ditë pasi u dëbua nga banesa ku jetonte me qira. Historia e saj kishte prekur opinionin publik dhe ishte shndërruar në një nga simbolet e protestave për të drejtën e strehimit në Spanjë. Abascal ishte shtruar në spital pas ndërhyrjes për largimin e saj nga apartamenti në lagjen Retiro. Më 23 shtator, pas disa ditësh qëndrimi në banesë në përpjekje për të shmangur dëbimin, ajo u nxor nga forcat e rendit me barelë. Jashtë apartamentit, për ditë me radhë, aktivistë të Sindikatës së Qiramarrësve të Madridit kishin protestuar kundër dëbimit, duke kërkuar që 87-vjeçarja të mos humbiste shtëpinë e saj. Lajmi për vdekjen...