U konfliktua me shoferin 41-vjeçar dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet shqiptari në Greqi

U konfliktua me shoferin 41-vjeçar dhe qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet shqiptari në Greqi

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi është konfliktuar në rrugë me një shofer 41-vjeçar në Evosmos të Selanikut. Gjithashtu në debat e sipër, shqiptari ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e së hënës, më 5 maj, kur 30-vjeçari sulmoi 41-vjeçarin, pas një debati mes tyre, në zonën e Evosmos.
Burimi: Sot.com.al