Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U kapën me armë në një mjet luksoz dhe njëri tentoi t’i ikë policisë në Sarandë/ Gjykata jep dënimin për 3 personat
Gjykata e Sarandës ka lënë në burg 3 persona, të cilët lëviznin me armë në një automjet luksoz të premten në mbrëmje. Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, Gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për 27-vjeçarin Endrit Doku, 27-vjeçarin Ervis Cukali dhe 21-vjeçarin Imer Gega, të tre nga Kamza. Ata u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga efektivët e forcave “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës, në rrugën “Butrinti”, teksa lëviznin me një automjet luksoz “Porsche” Panamera. Njëri prej tyre, pikërisht Endrit Doku, tentoi t’i largohej kontrollit duke u hedhur në det bashkë me çantën që...