U kap me kokainë dhe u lirua, reagon kandidati i “Shqipëria Bëhet”: Mua më njeh një qytet, s’ka askush dyshime për figurën time

U kap me kokainë dhe u lirua, reagon kandidati i “Shqipëria Bëhet”: Mua më njeh një qytet, s’ka askush dyshime për figurën time

Ergys Isufi, kandidati i “Shqipëria Bëhet” ka reaguar pasi u lirua nga qelia. Ai u arrestua një ditë më parë me një dozë kokainë. Ndërsa kërkoi ndjesë publike, ai shtoi se “jo sepse kam kryer ndonjë krim, por sepse jam shumë i sinqertë deri edhe naiv në një ambient mbushur me hiena dhe grabitqarë”. Postimi i plotë i tij: Mua më njeh një qytet i gjithë dhe nuk ka askush dyshime për sa i takon figurës sime. Unë kam ardhur si shqiptar, si shok, si sarandjot dhe mbi të gjitha si një familjar për të kontribuar në një Shqipëri dinjitoze. Sot më tepër se kurrë ky vend ka nevojë për kontributin tuaj! E konsideroj veten si një dëshmor i kësaj lufte të paskrupullt elektorale. Jam...