
U kap me kanabis gati për shitje, bie në prangat e policisë 43-vjeçari në Kurbin
👁2790
Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë pas kapjes së tij me dy qese që përmbanin lëndë narkotike kanabis, të cilat ai kishte për qëllim t’i shiste në doza. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, realizuan kontrollin në banesën e shtetasit Rasim Sela falë informacionit të siguruar nga qytetarët. Gjatë këtij kontrolli, ata gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, ai u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Materialet e procedurës...
Burimi:
Sot.com.al