U kap me emigrantin e paligjshëm në makinë, arrestohet ‘transportuesi’ në Gjirokastër, kishte thyer ‘arrestin shtëpiak’
momenti i arrestimit GJIROKASTËR- Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant nga Afganistani. Sipas njoftimit të policisë, ai u kap në aksin “Sarandë-Gjirokastër” teksa trasnportonte emigrantin me automjetin e tij tip "Renault", ndërsa rezultoi se kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Sipas njoftimit, në pranga ka rënë edhe pasagjeri 27-vjeçar, të cilit iu gjetën dy çanta me veshje të dyshuara si mallra kontrabandë. Njoftimi i Policisë: DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zona 3”. Thyeu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant nga Afganistani, vihet në pranga 1 shtetas. Gjithashtu, procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim krimi dhe mallra kontrabandë. Sekuestrohen 1...
Burimi:
zeri.ai