Burimi:
Gijotina.com

U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
👁5435
Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi u kap me mbi 8 kg kokainë nga Guardia di Finanza e Parmës . Arrestimi u bë pranë kryqëzimit të autostradës Parma, ku 28-vjeçari, banues në Langhirano, u ndalua teksa drejtonte një makinë. Gjatë procedurave të identifikimit, i riu ka shfaqur shenja nervozizmi, duke ngjallur më tej dyshimet e efektivëve, sipas mediave italiane. Gjatë një kontrolli më të plotë të automjetit, oficerët gjetën një mbulesë tapeti të instaluar posaçërisht që ishte ndryshe nga pajisjet origjinale të makinës.