U kap duke vjedhur tubat e kullimit në një shkollë, arrestohet 20-vjeçari në Itali, tentoi të arratisej

U kap duke vjedhur tubat e kullimit në një shkollë, arrestohet 20-vjeçari në Itali, tentoi të arratisej

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 20-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ndodhur më 15 korrik. Ai u kap në flagrancë duke vjedhur rreth orës 10:45 në shkollën fillore Cianferini në Via Narni. Patrullat u dërguan menjëherë në zonë. Gjatë operacionit oficerët vunë re një të ri me biçikletë i cili, sapo i pa iku me vrap. Ai fillimisht u largua me biçikletë e më pas u përpoq të arratisej në këmbë në rrugët anësore të Fshatit Campomaggio. Pas arrestimit oficerët gjetën pjesë të tubave të kullimit të bakrit të përkulur, me peshë afërsisht 12 kg në total, një rrahëse dore,...