Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
U kap duke shitur doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka kapur në flagrancë një 58-vjeçar, i cili dyshohet se shiste në zona të ndryshme të qytetit, doza me lëndë narkotike, kryesisht kokainë. Sipas uniformave blu mësohet se gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, këtij shtetasi iu gjetën doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike si dhe një armë sportive (pistoletë), të cilën e posedonte pa leje. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka ushtruar kontrolle në disa lagje të qytetit,...