Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U kallëzua për krime elektorale nga PD/ Reagon Gëzim Topçiu: Punësimet dhe investimet janë procedura të miratuara
👁12253
Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Ivi Kaso në SPAK, duke hedhur poshtë akuzat lidhur me punësimet dhe investimet publike në periudhën e zgjedhjeve. Topçiu ka theksuar se nuk ka pasur mundësi të lexonte materialin e kallëzimit, por ka dhënë detaje për procedurat që janë ndjekur nga ana e tij dhe institucioneve të bashkisë. “Bashkëpunëtorët e mi më kanë çuar diçka, por nuk e kam lexuar materialin dhe nuk jam njohur me të. Nga ajo që më kanë treguar, bëhet fjalë për dy momente: punësime gjatë periudhës zgjedhore dhe investime publike në territor,”...