U helmuan nga ushqimi në kopsht, 6 fëmijë përfundojnë në spitalin
Gjashtë fëmijë që frekuentojnë një kopsht në qytetin e Korçës janë paraqitur për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se janë intoksikuar nga ushqimi. Fëmijët janë dërguar në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Korçës, ku po marrin trajtim mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqitet e rëndë. Dyshimet e para lidhen me ushqimin e konsumuar në kopsht, ndërsa shkaku i saktë i shqetësimeve shëndetësore ende nuk është përcaktuar. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Në kuadër të verifikimeve pritet të kontrollohet ushqimi i konsumuar nga fëmijët, mënyra e përgatitjes dhe kushtet në të cilat ai është ruajtur dhe shërbyer. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore pritet të kryejnë analizat përkatëse për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për intoksikim ushqimor dhe shkakun...
Burimi:
ntv.al