U godit nga bashkëshorti me thikë në zemër, kjo është Lumturie Patushi (FOTO)
Lumturie Patushi TIRANË- Zonja të cilën e shihni në fotografi është 58-vjeçarja Lumturie Patushi që humbi jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi u godit me thikë në zemër nga bashkëshorti i saj Hysni Patushi 68-vjeçari. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën 'Panorama' pas një konflikti mes çiftit. Pas krimit bashkëshorti i saj u largua nga vendngjarja, por u arrestua rreth dy orë më vonë në Kamëz. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI
Burimi:
zeri.ai