U godit me plumb gome në sy/ Ministria e Shëndetësisë zbulon si është gjendja shëndetësore e të riut
Të paktën 13 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalet dhe poliklinikat e Tiranës pas protestës së kësaj të shtune. Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, mes të lënduarve janë protestues, përfaqësues të medias dhe efektivë policie. Ministria bën me dije se personat e paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës janë jashtë rrezikut për jetën. Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur nëntë persona, shtatë protestues dhe dy përfaqësues të medias. Pesë prej tyre kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, ndërsa katër protestues vijojnë ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor. Njëri prej protestuesve, i cili ka pësuar dëmtime në sy, po i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur një protestues...
Burimi:
ntv.al