“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”- Vdekja misterioze e keçistit të njohur britanik, zbulohen detaje të reja!
Detaje të reja kanë dalë lidhur me vdekjen e papritur të mundësit britanik Benjamin Satterley, i njohur në ring me emrin PAC në AEW dhe Neville në WWE. Sportisti 40-vjeçar u nda nga jeta më 27 shtator, duke tronditur komunitetin e wrestling-ut. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Satterley u gjet pa ndjenja brenda një makine, jashtë një restoranti në Des Plaines, Illinois, pak para se të mbërrinin shërbimet e emergjencës. Sipas TMZ dhe New York Post, klientët e një restoranti të zinxhirit mesdhetar CAVA vunë re një person të shtrirë pa ndjenja në një automjet dhe telefonuan urgjencën. Dëshmitarët kanë treguar se në vendngjarje mbërritën ambulanca, policia dhe zjarrfikësit. Një zëdhënës i Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Cook County konfirmoi se Satterley u shpall i...
Burimi:
javanews.al