U gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit, dyshohet se 21-vjeçari është mbytur me litar. Hedhja në liqen, inskenim

U gjet i vdekur në liqenin e Shkopetit, dyshohet se 21-vjeçari është mbytur me litar. Hedhja në liqen, inskenim

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen tragjikë, ku u gjet pa shenja jete në liqenin e Shkopetit 21-vjeçari Renis Dobra. Dyshohet se ai është mbytur me litar dhe mendohet të jetë inskenuar hedhja e tij në liqen. Sipas informacioneve dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i nisur që në Gjermani. Trupi i pajetë i 21-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Makina me të cilën lëvizte i riu ka përfunduar në liqenin e Shkopetit.
Burimi: Javanews.al