Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U gjet i groposur në arë, Enver Bajraktari u vra me mjete të forta para se të varrosej! Detajet nga autopsia
Enver Bajraktari u gjet i groposur të hënën në një arë të mbjellë me misër në Baicë të Lipjanit. Mësohet nga burimet brenda prokurorisë se bëhet fjalë për vrasje me mjete të forta. Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se është kryer autopsia e të ndjerit dhe se po zhvillohen hetime intensive për të zbuluar rrethanat e rastit. Ata nuk pranuan të japin më shumë informacione. “Ju njoftojmë, se me datë 05/08/2025, është bërë identifikimi i plotë dhe ishte Enver Bajraktari, është kryer autopsia dhe janë në proces intensiv hetimet në këtë çështje, por detaje më të hollësishme nuk mund të japim në këtë fazë të hetimeve.” Njëri nga familjarët e të ndjerit, i pyetur se si u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha dje...